Raportohet se personi i vrarë sonte është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës

Gruaja e vrarë në Prishtinë sonte dyshohet se është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të liderit të AKR-së dhe ish-presidentit, Behgjet Pacollit. Kështu po raportohet nëpër media teksa lajmi.net është duke provuar ta konfirmojë këtë informacion. Ndryshe, policia ka konfirmuar raportimin e lajmi.net se një grua është gjetur pa shenja jete dhe se dyshohet që…

Lajme

29/11/2023 22:29

Gruaja e vrarë në Prishtinë sonte dyshohet se është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të liderit të AKR-së dhe ish-presidentit, Behgjet Pacollit.

Kështu po raportohet nëpër media teksa lajmi.net është duke provuar ta konfirmojë këtë informacion.

Ndryshe, policia ka konfirmuar raportimin e lajmi.net se një grua është gjetur pa shenja jete dhe se dyshohet që e njëjta është vrarë me armë zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e rajonit të Prishtinës ka thënë se e njëjta është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën “Dalip Alshiqi”.

“Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë  një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka shtuar se policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Ndërsa lajmi.net mëson se e njëjta është vrarë nga disa hajna derisa po kryenin një grabitje.