Ende gropa-gropa: Kjo rrugë e rëndësishme në kryeqytet vazhdon të mbetet e papërfunduar

Një rrugë në Shatërvanin e Matiqanit po vazhdon të sjellë probleme për veturat që e frekuentojnë atë. Ajo ende nuk është përfunduar dhe gropat gjithandej rrugës po i rrezikojnë vozitësit. Një qytetar thotë se punimet do të rifillojnë pas një jave apo 10 ditësh. “Kjo gjendje është që nja një muj që i kanë ndërpre…

Lajme

30/01/2024 23:29

Një rrugë në Shatërvanin e Matiqanit po vazhdon të sjellë probleme për veturat që e frekuentojnë atë.

Ajo ende nuk është përfunduar dhe gropat gjithandej rrugës po i rrezikojnë vozitësit.

Një qytetar thotë se punimet do të rifillojnë pas një jave apo 10 ditësh.

“Kjo gjendje është që nja një muj që i kanë ndërpre punimet shkaku i kohës. Naltë nja 300 metra janë përfundu. Ana e djathtë dhe e majtë del te xhamia, e kanë kontratën që me krye. Për shkak të kanalizimeve, ka pas probleme edhe me ujësjellës. T’uj punue, gypat janë të vjetër dhe po kërsasin. Në këtë kohë e kanë ndërpre, brenda një jave a 10 ditë besoj se do t’i vazhdojnë punimet”, tha ai për lajmi.net.

Ndryshe kjo rrugë është shumë  e frekuentuar pasi kalojnë qytetarët nga Gjilani e Novobërda veç të tjerash.