46 aksidente brenda ditës në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit.

Lajme
Gjatë së martës në tërë Kosovën kanë ndodhur 46 aksidente në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 22 aksidente kanë qenë me të lënduar, kurse 26 me dëme materiale, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, po ashtu gjatë së martës janë shqiptuar nga Njësiti i Trafikut Rrugor edhe 1 mijë e 278 tiketa për shkelje të rregullave të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/