45 minuta pritjet tek pika kufitare Dheu i Bardhë

Numër i madh i mërgimtarëve janë rrugës për në Kosovë. Disa tanimë kanë arritur, kurse shumë të tjerë pritet që të vijnë përgjatë këtyre ditëve. E në pikat kufitare të Kosovës kolonat janë mjaft të gjata. Në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, pritjet janë 45 minuta, kurse në Bërnjak gjysmë ore. Pritje deri në…

Lajme

24/12/2025 12:43

Numër i madh i mërgimtarëve janë rrugës për në Kosovë.

Disa tanimë kanë arritur, kurse shumë të tjerë pritet që të vijnë përgjatë këtyre ditëve.

E në pikat kufitare të Kosovës kolonat janë mjaft të gjata.

Në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, pritjet janë 45 minuta, kurse në Bërnjak gjysmë ore.

Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Jarinje, kurse në Merdare kolonat janë më të shkurtra./Lajmi.net/