432 raste të reja me koronavirus në Gjermani

Gjermania ka publikuar raportin ditor të rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19.

Bota

26/05/2020 08:44

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 432 në 179,002, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infective, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 45 në 8.302, tregoi raporti.

Numri i rasteve ditore ka qenë në disa qindra për më shumë se dy javë tani dhe kjo duket të jetë niveli në të cilin qeveria gjermane po mbahet rehat, me RKI që vlerëson se niveli i riprodhimit të virusit të jetë në 0.83 që nga dje. /Lajmi.net/