43 vjeçarja djeg shtëpinë e të dashurit të ri, sepse ai erdhi në restorant me $5 në xhep

Një grua nga Las Vegas raportohet se i ka vënë zjarrin shtëpisë së një të njohuri të saj dhe u përpoq ta vriste, pasi erdhi në takimin ‘romantik’ në restorant me vetëm $5 në xhep.

Fun

18/01/2021 10:35

Kimberly Marika Johnson, 43 vjeçare nga Las Vegas, u arrestua dje dhe përballet me akuza tentativë vrasjeje dhe zjarrvënie të gradës së parë, kur tentoi të digjte qëllimisht një apartament më 11 tetor 2020, transmeton lajmi.net.

Agjencia vendase Las Vegas Review-Journal, shkruante se Johnson kishte shkuar të takonte mikun e saj të ri në rezortin kazino-restorant Jerry’s Nugget.

Por gjatë darkës së tyre, Johnson kishte mësuar se i njohuri i saj, i cili nuk është emëruar nga autoritetet, kishte vetëm 5 dollarë me vete, dhe kjo kishte bërë të niste një debat i ashpër mes të dyve.

Keshtu që më pas, Johnson u kthye në këmbë në apartamentin e tij ku ngriti kurthin e saj duke pritur që burri të kthehej.

Pas rreth 20 minutash kur burri ishte kthyer në apartamentin e tij, kishte dëgjuar një zhurmë brenda apartamentit, që me sa duket ishte e dashura e re që spërkaste karburant në apartament.

Kur burri hapi derën, Johnson ndezi avujt e gazit dhe i gjithë apartamenti shpërtheu në flakë, shkruanin prokurorët në raport.

Johnson raportohet se kishte përdorur një çekiç për të hyrë me forcë në apartamentin që më pas i vuri flakën. Prokurorët thanë se pas incidentit në restorant, gruaja kishte përdorur droga dhe ishte nen efektin e tyre dhe “ishte e vendosur të digjte shtëpinë e tij”.

Nuk është e qartë nëse ka pasur të plagosur nga incidenti. Johnson është mbajtur në paraburgim dhe do të dalë në gjyq më 25 janar. /Lajmi.net/