43-vjeçari humb jetën në vendin e punës pas rënies nga një objekt në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë punës, kur ra nga një lartësi në një objekt. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se viktima, një mashkull 43-vjeçar, nuk ka arritur…

Lajme

07/02/2026 19:03

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë punës, kur ra nga një lartësi në një objekt. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se viktima, një mashkull 43-vjeçar, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga rënia. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Rasti nënvizon rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë gjatë punës në lartësi./lajmi.net/