42 vjeçarja në Vushtrri bëhet gruaja e 59-të e vrarë në Kosovë nga viti 2010
Nexhmije Haradini është gruaja e cila u vra dje në Stanovc të Vushtrrisë. Nexhmija është gruaja e 59-të në Kosovë të cilat janë vrarë që nga viti 2010. Në të shumtën e këtyre rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët, djemtë apo edhe të tjerë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vitin…

Lajme
Nexhmije Haradini është gruaja e cila u vra dje në Stanovc të Vushtrrisë.
Nexhmija është gruaja e 59-të në Kosovë të cilat janë vrarë që nga viti 2010.
Në të shumtën e këtyre rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët, djemtë apo edhe të tjerë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vitin e kaluar në vendin tonë janë vrarë tri gra. Katër gra janë vrarë më 2023, katër tjera në vitin 2022, tri në vitin 2021, shtatë në vitin 2020, pesë në vitin 2019, shtatë në vitin 20218, dy në vitin 2017, dy në vitin 2016, tri në vitin 2015, tri në vitin 2014, një në vitin 2013, tri në vitin 2012, pesë në vitin 2011 dhe gjashtë në 2010-ën.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
Viktima e fundit nga vrasja e grave në Kosovë është Nexhmije Haradini e cila u vra dje tek nënkalimi i Stanovcit të Vushtrrisë nga një person i dyshimtë 58 vjecar, i cili më pas vrau edhe veten.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë./Lajmi.net/