3:0 për “Panzerët”: Gjermania “çmonton“ Skotlandën në pjesë të parë

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit hapës të “EURO 2024”. Gjermania po avancon me tre gola epërsi ndaj Skocisë, e cila nuk ka shënuar ende. Golin e parë të “EURO 2024” e ka shënuar Florian Ëirtz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të. Në minutën e 19-të golin e gjeti edhe…

Sport

14/06/2024 21:59

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit hapës të “EURO 2024”.

Gjermania po avancon me tre gola epërsi ndaj Skocisë, e cila nuk ka shënuar ende.

Golin e parë të “EURO 2024” e ka shënuar Florian Ëirtz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të.

Në minutën e 19-të golin e gjeti edhe Jamal Musiala.

Golin e tretë në fundin e pjesës së parë e shënoi Kai Havertz nga penalltia.

E pikërisht për këtë penalltia të shkaktuar, Porteus i Skocisë u ndëshkua me të kuq.

Gjermania kontrolloi lojën gjatë tërë pjesës së parë, duke mos lënë Skocinë të ketë asnjë rast gjatë 45 minutëshit të parë.