41 raste të reja me COVID-19 në Copa America, 31 prej tyre janë lojtarë

Copa America po përballet me shumë probleme.

Sport

15/06/2021 17:17

Virusi COVID-19 ka shpërthyer me të madhe në Amerikën Latine ku njëherësh po mbahet turneu i Copa Americas.

Sipas “Deportes Cuarto”, 41 raste të reja janë shfaqur dhe 31 prej tyre janë lojtarë që marrin pjesë në Copa America, transmeton lajmi.net.

Fjala bëhet për Kombëtaret si: Venezuela, Colombia, Bolivia dhe Peru ku kanë rezultuar pozitivë lojtarët dhe stafi.

Ministria e Shëndetit të Brazilit nuk dha detaje mbi rastet e reja të konfirmuara, por të shtunën, 12 anëtarë të delegacionit Venezuelës, përfshirë tetë lojtarë, dolën pozitivë në testin e parë të PCR që iu nënshtruan pas mbërritjes në Brazil.

Brazili, një nga vendet më të goditur nga pandemia, tashmë ka më shumë se 488,000 vdekje nga covid-19 dhe 17,4 milion raste të konfirmuara.

Mbetet të shihet nëse këta lojtarë do të zëvendësohen, megjithëse ende nuk ka informacionet se cilët lojtarë saktësisht kanë rezultuar pozitivë./Lajmi.net/