“40 minuta pritje te Dheu i Bardhë”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht. Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 40 minuta. Ndërsa për të hyrë në Kosovë përmes së njëjtës pikë, pritjet zgjasin 5 minuta.…

Lajme

08/08/2026 09:04

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht.

Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 40 minuta. Ndërsa për të hyrë në Kosovë përmes së njëjtës pikë, pritjet zgjasin 5 minuta.

Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për hyrje në Kosovë variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa për dalje deri në 15 minuta.

Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare.