40 mijë euro për një Fiat 500 të vitit 1959

Janë disa vetura të ‘epokës së shkuar’ që mund të befasojnë, duke u shitur me çmim shumë më të lartë të veturave moderne dhe ultra-teknologjike. I ‘vjetri’ Fiat 500 është sigurisht një rast i tillë. Ishte bërë një ikonë e vërtetë ‘Made in Italy’, e dashur nga pasionantët e veturave në tërë botën dhe ka…

Auto & Tek

03/02/2014 10:13

Janë disa vetura të ‘epokës së shkuar’ që mund të befasojnë, duke u shitur me çmim shumë më të lartë të veturave moderne dhe ultra-teknologjike.

I ‘vjetri’ Fiat 500 është sigurisht një rast i tillë. Ishte bërë një ikonë e vërtetë ‘Made in Italy’, e dashur nga pasionantët e veturave në tërë botën dhe ka fan klube të shpërndarë në katër anët e globit.

Madje, meraklinjtë e makinave i përpunojnë ato të moçmet, duke i bërë të duken moderne. Njëjtë është vepruar shoqëria angleze Graeme Hunt, e specializuar për renovimin e veturave të vjetra.

Kjo kompani e shndërroi një Fiat Nuova 500 në një veturë klasi, duke ia vendosur çmimin plot 34,750 funte, respektivisht afro 42 mijë euro.

Makina në fakt është restauruar plotësisht. Trupi i saj është pikturuar me një ngjyrë të kaltër, duke e bërë atë një ‘bukuroshe’.