40 dështime për të konstituar Kuvendin e Kosovës, deputetët vazhdojnë punën 2 minutash
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të 40-ën herë me radhë. Në seancën e sotme është pritur që të bëhet konstituimi i Kuvendit, por zhvillimet ishin njësoj. Në seancë të pranishëm ishin 100 deputetë. Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari ftoi partitë politike PDK, LDK, AAK që të propozojnë nga një emër për…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të 40-ën herë me radhë.
Në seancën e sotme është pritur që të bëhet konstituimi i Kuvendit, por zhvillimet ishin njësoj.
Në seancë të pranishëm ishin 100 deputetë.
Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari ftoi partitë politike PDK, LDK, AAK që të propozojnë nga një emër për komisionin për votim të fshehtë- gjë kjo e cila u kundërshtua si në seancat e kaluara.
Pas kësaj, Dehari njoftoi se propozimi mori vetëm 51 vota për, pa vota kundër dhe pa abstenim.
Seanca u mbyll për t’u mbledhur sërish të enjten në ora 11:00./Lajmi.net/