“4 vrasje për 3 ditë”, Eksperti i sigurisë: Armëmbajtja pa leje njëri nga faktorët ndikues të rasteve të vrasjeve

Katër vrasje kanë ndodhur brenda tre ditësh në Kosovë. Për këtë temë, eksperti i sigurisë, Avni Islami ka listuar disa faktor që ndikojnë në rritjen e numrit të vrasjeve, plagosjes apo edhe plaçkitjes me armë. Islami shtoi se numri i madh i armëve pa leje në duart e qytetarëve është njëri nga faktorët kryesor. Islami…

Lajme

26/03/2025 13:37

Katër vrasje kanë ndodhur brenda tre ditësh në Kosovë. Për këtë temë, eksperti i sigurisë, Avni Islami ka listuar disa faktor që ndikojnë në rritjen e numrit të vrasjeve, plagosjes apo edhe plaçkitjes me armë. Islami shtoi se numri i madh i armëve pa leje në duart e qytetarëve është njëri nga faktorët kryesor.

Islami në një lidhje direkte tha se nevojitet një vetëdijësim më i madh i qytetarëve por edhe institucioneve ndaj armëve, e sidomos atyre që janë me leje nevojitet një dijeni dhe vetëdijësim adekuat për mënyrën e meganizimit.

“Shqtësuese dhe brengosëse për qytetarët dhe institucionet e vendit përastet e vrasjeve të fundit në vend. Për fat keq, si shoqëri kemi dalur nga lufta që 26 vite dhe në mesin e qytetarëve është një numër I madh I armëve, rreth 270 mijë armë. Në familje I bie që çdo e 4  ka armë. Në mesin e tyre shumica janë paleje dhe ato me leje nuk mirëmbahen, dhe nuk meganizohen siç duhet. Nuk ka vetëdijësim se si të maganizohen një armë. Një nga faktorët për rritjen e rasteve të vrasjeve, plaçkitjeve apo edhe plagosjeve”, tha Islami në Dukagjin.

Eksperti i sigurisë shtoi se në vendin tonë nevojitet edhe marrja e iniciativave të ndryshme për vetëdijësimin shoqëror si dhe dorëzimi i armëve të cilat nuk kanë leje. Ai shtoi se një nga metoda efektive për kthimin apo dorëzimin e armëve pa leje nga qytetarët është “joshja” ose kompenzim me mjete të tjera ose me para.

“Policia e Kosovës ka 10 mijë zyrtar dhe nuk mundet me e mbikqyr secilën familje. Duhet të ngrihet niveli I vetëdijës, sepse arma nuk ajo që zgjidh problemin. Momenti I fundit, që mekanizmat institucional dhe shoqëria të merr iniciativa për vetëdijësimin shoqëror, duke filluar nga familja, shkolla, organizata joqeveritare, mekanizmat institucional etj. Rastet e tilla janë brengosëse se brenda 3 dite katër vrasje të rënda.

Te gjindet një metodë që të stimulohet dorëzimi i armëve pa leje. Madje të  gjindet një metodë qoftë edhe stimulimin me ndonjë pajisje me shkëmbin të armëve ose të dhënies së parave”, tha Islami.