4 vjet burg për policin që e goditi për vdekje Zana Gjevukajn

Argjend Kastrati është dënuar me 4 vjet burg për aksidentin e shkaktuar ku mbeti e vdekur 26 vjeçarja Zana Gjevukaj. Vendimi është shpallur sot në Gjykatën e Pejës. Ndryshe Argjend Kastrati nuk kishte mbajtur asnjë ditë burg, por i njëjti kishte qëndruar në arrest shtëpiak edhe pas aksidenti të shkaktuar. Familjarët e viktimës nuk kanë…

Lajme

01/07/2025 11:33

Argjend Kastrati është dënuar me 4 vjet burg për aksidentin e shkaktuar ku mbeti e vdekur 26 vjeçarja Zana Gjevukaj.

Vendimi është shpallur sot në Gjykatën e Pejës.

Ndryshe Argjend Kastrati nuk kishte mbajtur asnjë ditë burg, por i njëjti kishte qëndruar në arrest shtëpiak edhe pas aksidenti të shkaktuar.

Familjarët e viktimës nuk kanë pranuar dje kërkim faljen e tij.

Një aksident i rëndë trafiku që u shkaktua një muaj më parë në Qyshk të Pejës, i mori jetën 26 vjeçares, Zana Gjevukaj. Zana, 26 vjeçare humbi jetën pas goditjes së rëndë që mori nga një veturë derisa kjo e fundit po kalonte rrugën siç parashihet, në zebra.

26 vjeçarja ishte goditur nga një veturë e cila po drejtohej nga zyrtari policor Kastrati.

E pas disa javëve qëndrimi në trajtim mjekësor, familjarët patën njoftuar se Zana veçse ndërroi jetë.

Tanimë në publik kanë dalë edhe pamjet e momentit të aksidenti të rëndë, e që tregojnë qartë shpejtësinë e madhe me të cilën lëvizi makina që e goditi Zanën./Lajmi.net/