4-vjeçari telefonon policinë për të zgjidhur detyrat e shtëpisë

I mituri vendosi që të kërkonte ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe zgjodhi pikërisht të telefononte 911, policinë. Një punonjës në sallën operative u përgjigj nga ana e tjetër e telefonit në mënyrë serioze, për të kuptuar problemin e telefonuesit.

Fun

09/08/2015 10:33

Vogëlushi habiti të gjithë stafin, kur kërkoi ndihmë për të bërë detyrat e matematikës. Efektivi pyeti vogëlushin për moshën dhe shtangu, kur mësoi se ishte vetëm 4 vjeç.

“Dua të më ndihmoni për detyrat e matematikës”, ishte kjo kërkesa që parashtroi vogëlushi në fillim të telefonatës. Biseda mes tyre u shkëput nga e ëma e 4-vjeçarit, e cila zbuloi djalin duke folur në telefon.

Biseda gazmore përfundon me zërin e të ëmës: “Kur të thash të kërkoje ndihmë, nuk e kisha fjalën për policinë”. /shekulli