4 ushqime që nuk duhet t’i bleni kurrë

Zbuloni cilat janë ushqimet e fshehta të dëmshme të cilat ne i konsumojmë përditë.

Lifestyle

29/12/2015 13:28

  1. Boronicë e ngrirë

Boronicat janë një frut shumë i shëndetshëm që shërben si antioksidantë, por versioni i ngrirë zakonisht ka shije artificiale dhe ngjyrosje ushqimi. Më mirë përdorni boronica të freskëta në ushqimet tuaja në mëngjes me drithëra ose në ndonjë tortë.

  1. Buka me miell të rafinuar

Miellit të rafinuar i mungojnë fibrat, vitaminat dhe mineralet e duhura. Kërkoje bukën e shëndetshme me miell të papërpunuar, transmeton lajmi.net.

  1. Orizi i bardhë

Nëse për recetën tuaj nevojitet posaçërisht orizi i bardhë i rafinuar, atëherë përdoreni. Por mundohuni t’a zëvendësoni sa herë të keni mundësi me orizin integral. Njerëzit që hanë shumë oriz të bardhë kanë një shkallë më të lartë diabeti se ata që e hanë më rrallë.

  1. Kokoshkat e mikrovalës

Misri në vendin tonë është jo shumë i kushtueshëm. Atëherë për çfarë paguajmë kur blejmë kokoshka mikrovaleje? Shije sintetike të gjalpës, qese e lyer me perfluorooctanoic dhe përbërës të tjerë që e transformojnë një ushqim të lehtë në të dëmshëm për shëndetin tuaj. Në vend të kësaj, bleni misër për kokoshka dhe futeni me pak vaj ulliri në mikrovalë. Do të jetë po aq lehtë- dhe shumë më shëndetshëm./lajmi.net