4 tregime frikësuese të cilat do ju lënë pa gjumë

Nëse i pëlqeni tregimet e shkurta të cilat ju bënë të frikësoheni, atëherë këto janë tregimet e duhura për ju.

Lajme

05/10/2015 13:29

Në listën e mëposhtme të cilën lajmi.net e sjell për ju, ju mund t’i gjeni 4 tregimet të cilat do ju lënë pa gjumë.

Kjo është lista:

1) Fotografitë

http://static.flickr.com/40/124934117_1864a02253.jpg?v=0

Para disa muajve një shoqe e imja, që është fotografe dhe ka qejf të bëjë foto të natyrës, kishte vendosur të shpenzojë një ditë dhe një natë e vetme në pyll.

Ajo dëshironte të fotografonte jetën natyrale në pyll, sepse i duhej për koleksionin e saj personal.

Pasi që ajo disa herë kishte kampuar më parë, nuk e kishte problem të qëndronte e vetme gjatë tërë ditës dhe natës në pyll.

Ajo kishte vendosur tendën e saj në një pjesë të afërt, lart në pyll, dhe tërë ditën e kishte shfrytëzuar për të bërë foto.

Ajo kishte bërë me qindra fotografi atë ditë, por çfarë e kishte tronditur atë, ishte se të nesërmen kur ajo i kishte printuar fotografitë kishte vërejtur diçka.

Ajo kishte parë 4 fotografi të bëra brenda tendës, fotografi të saj, kur ajo ishte duke fjetur.

2) Shkallëve lart

https://theobsessivecrafter.files.wordpress.com/2013/10/gauze-draped-mannequin-in-the-stairwell.jpg

Kur unë isha fëmijë, familja ime kishte blerë një shtëpi të vjetër 2 kate, me dhoma të mëdha e të zbrazëta.

Që të dy prindërit e mi punonin, prandaj kur unë kthehesha nga shkolla e kaloja shumicën e kohës e vetmuar.

Një pasdite kur unë isha kthyer në shtëpi, shtëpia ishte e errët.

Unë posa hyra fillova të thërras “Mami…” dhe e dëgjova zërin e saj të më përgjigjej nga shkallët lart “Poooo?”.

Përderisa ngjitesha shkallëve unë e thirra prapë për të identifikuar dhomën se në cilën ishte ajo, dhe ajo prapë u përgjigj “Pooo?”.

Ne ende ishim duke e dekoruar shtëpinë atë kohë, dhe unë ende nuk e kisha mësuar shtëpinë mirë, por ajo ishte në një nga dhomat në fund të korridorit.

Unë ndihesha e frikësuar, por e dija se ishte diçka normale dhe fillova të shpejtoj për të shkuar tek mami pasi që e dija se në momentin që do ta shihja atë, do të qetësohesha.

Posa arrita tek dhoma dhe fillova ta hap derën, unë dëgjova një zë nga poshtë e cila thërriste “Shpirt, a je në shtëpi?” me një zë të gëzueshëm, ishte mami im.

Unë fillova të kthehesha poshtë shkallëve me vrap dhe e pashë atë, mamin tim, por kur ktheva kokën mbrapa dera dhomës në katin e dytë u hap vetëm për pak.

Aty pash diçka të çuditshme, nuk e di çfarë ishte, por dikush ishte duke më shikuar.

3) Portretet

http://i.ytimg.com/vi/5rUPtUN3iF4/maxresdefault.jpg

Një gjahtar ishte në pyll, ku pas një dite të gjatë gjuetie kishte mbetur i vetëm në pyllin e pafund.

Kishte filluar të errësohej dhe ai nuk e dinte saktësisht se ku ishte, kështu që vendosi të shkojë vetëm në një drejtim derisa të gjejë diçka.

Pas disa orëve duke ecur, ai kishte hasur në një kabinë në mes të pyllit.

Duke e menduar se sa errët ishte, ai kishte vendosur që më mirë ishte ta kalonte natën në atë kabinë.

Ai i ishte afruar kabinës, dhe dera kishte qenë e hapur.

Askush nuk ishte brenda.

Gjuetari kishte kërcyer menjëherë në krevatin e vetëm që ishte aty, duke menduar se të nesërmen nëse vie pronari do ti tregonte se si ishte puna.

Përderisa ai filloi të shikoj përret kabinës, ai ishte befasuar kur kishte parë muret e mbushura me portrete të ndryshme, dhe të gjitha të pikturuara me detaje të mahnitshme.

Që të gjitha portretet e kishin efektin pothuajse si të Mona Lizës, pasi që nuk ndalonin së shikuari atë, dhe shikimi i tyre shfaqet urrejtje.

Gjuetari i shikonte ato portrete në sy por kjo e bënte atë vetëm më jo komfort.

Megjithatë, pas një përpjekje të gjatë për t’i injoruar ato portrete, ai më në fund kishte fjetur.

Mëngjesin tjetër, kur gjuetari ishte zgjuar, ai ishte kthyer dhe kishte vërejtur diçka të çuditshme.

Përderisa ai po shikonte ai kishte zbuluar se ajo kabinë nuk kishte portrete… kishte vetëm dritare.

4) Dora e lëpirë

http://i.ytimg.com/vi/1oqKkpqIpmk/hqdefault.jpg

Një vajzë e re e bukur kishte mbetur e vetëm në shtëpi, me qenin e saj.

Në lajme atë natë kishin lajmëruar se një vrasës serik ishte i lirë në atë zonë.

Para se ajo të shkonte për të fjetur, ajo kishte mbyllur të gjitha dyert dhe kishte provuar t’i mbyllte të gjitha dritaret, por një dritare në bodrum nuk mbyllej.

Ajo kishte vendosur ta linte atë ashtu, por ta mbyllte derën e bodrumit dhe të shkonte në gjumë.

Si gjithherë qeni i saj kishte fjetur poshtë krevatit.

Në natën e errët dhe në gjumin më të thellë, ajo zgjohet nga një zë i çuditshëm që vie nga tualeti.

E gjysmë-zgjuar, vajza e ndien qenin e saj teksa ja lëpinë dorën dhe ajo bie prapë në gjumë.

Ajo prapë zgjohet nga ai zë i çuditshëm që vie nga tualeti i saj, dhe e zgjatë dorën poshtë krevatit që qeni të ja lëpijë dorën dhe kjo të ndihet e sigurt.

Edhe një herë tjetër, ajo zgjohet nga ai zë dhe e ndjen që qeni po ja lëpinë dorën.

Por tanimë kureshtare se çfarë po ndodhë në tualet, ajo fillon të ecë ngadalë drejt tualetit dhe ai zë vetëm sa rritet e rritet.

Ajo arrin në tualet dhe e ndez dritën.

Ajo ndihet e tmerruar nga ajo pamje, ajo e gjen qenin e saj të varur për tubi të tualetit me fyt të prerë dhe gjakun e tij i cili rrjedh në vaskë.

Diçka në pasqyrën e tualetit ja tërheq vëmendjen, ajo kthehet dhe e shikon se në muri, me gjakun e qenit të saj shkruan “Edhe njerëzit mund të lëpijnë”. (Lajmi.net)