4 përfitimet e mëdha shëndetësore nga të qarit

Pse qajnë njerëzit? Nga emocionet, ndjenjat, rrethanat po edhe pasojat. Por, ndryshe nga ajo që shumica mund të mendojnë, të qash nuk është edhe aq keq.

Lifestyle

09/11/2015 18:00

Lotët tuaj janë të vlefshëm, mos harroni. Për të folur statistikisht, një studim ishte kryer nga Universiteti i Floridës i cili kishte gjetur se qarja është më efektive se çdo qetësues që gjendet në treg.

Një e qarë e mirë përmirësoi disponimin e 88% të dëshpëruarve, me vetëm 8.4% që thanë se duke qarë ata u ndjenë vetëm më keq, transmeton lajmi.net.

Psikologjia saktë e shpjegon efektin shërues të qarjes – fiziologjikisht dhe shpirtërisht. Kështu, sipas studiuesve, këto janë 4 përfitimet shëndetësore nga të qarit:

1. Lotët ndihmojnë në vrasjen e baktereve
Tears-Help-In-Killing-The-Bacteria

Nëse miqtë ju quajnë ‘bebe që qanë’, tregoni atyre se ju nuk keni baktere. Lotët përmbajnë lisozimë, një lëng i cili mund të vrasë 90-95% të baktereve për vetëm 10 minuta. Kështu që, herën tjetër kur të ndjeheni keq dhe të qani, ju në fakt do i ndihmoni vetes që të bëni më mirë.

2. Të qarit ju ndihmon të çliroheni
Crying-Leaves-You-Light-And-Free
T’i mbani emocionet nuk është e shëndetshme për ju. Kjo ju lë të irrituar gjatë gjithë ditës. Ju do të ankoheni dhe do t’u bërtisni të dashurve tuaj. Kështu që, nëse qani, ju në fakt i lironi ndjenjat negative që i keni ruajtur për disa ditë, transmeton lajmi.net.

3. Lotët ndihmojnë në largimin e toksinave
Tears-Help-In-Removing-The-Toxins
Lotët që formohen nga dëshpërimi heqin më shumë toksina se lotët që formohen nga acarimi. Ata i heqin të gjitha ato toksina që janë krijuar në trupin tuaj dhe që ju çojnë në stres. A nuk është kjo një nga përfitimet më të mira shëndetësore? Ju mund t’i quani lotët një ‘seancë masazhi falas’, për shkak se ata janë qetësues për ju nga brenda. Një tjetër arsye për të qarë!

4. Të qarit ju bën më të fuqishëm
It-Makes-You-Strong
Kjo mund të tingëllojë ‘e çmendur’, por nëse ndjeheni të dobët dhe për shkak të ndonjë situate ju filloni të qani, sapo të përfundoni ju filloni të ndjeheni më të fuqishëm. Kur qani shumë, ju i lironi të gjitha brengat dhe ndjeheni si një person i ri i gatshëm për t’u përballur me gjithçka. Kështu që, nëse ndonjëherë ndjeheni të dobët dhe keni nevojë për të qarë, bëjeni, pasi ju do të filloni të ndjeheni më të fuqishëm. (lajmi.net)