4 mitet më të zakonshme rreth pirjes së duhanit

Duhan pirësit çdo ditë ballafaqohen me mite të ndryshme rreth duhanit, saqë nëse do të merrnin nga një cent për çdo mit që e dëgjojnë, për pak vite do bëheshin milionerë.

Lifestyle

11/03/2016 15:26

Lajmi.net më poshtë i sjell 4 mitet më të zakonshme rreth pirjes së duhanit, e që në të vërtetë ka rezultuar se janë të pa vërteta.

1) Gratë e vajzat pinë më shumë sesa meshkujt e djemtë

Gjinia femërore në përgjithësi asnjëherë nuk ka konsumuar duhan më shumë sesa meshkujt.

Në anketimet e fundit ka rezultuar që meshkujt pinë shumë më shumë duhan sesa femrat.

Në vitin 1945 në Australi, 72% e meshkujve kanë pirë duhan, përderisa tek femrat ka qenë përqindja 26%, transmeton lajmi.net.

Momentalisht në Australi 15% e meshkujve dhe 12% e femrave pinë duhan rregullisht.

2) Fushatat vetëdijësuese “nuk kryejnë punë”cigarette butts

Qindra anketime i kanë pyetur ish duhan pirësit se përse kanë ndaluar së konsumuari.

Veç atyre, ata i kanë pyetur edhe duhan pirësit se përse po provojnë ta ndalin dhe 55.7% e të anketuarve nga dy palët kanë deklaruar se arsyeja kryesore se përse po provojnë të heqin dorë nga duhani është për shkak të ndikimit që tjerët e kanë në ta, transmeton lajmi.net.

3) Nëse e mbështillni duhanin vet ai do të jetë më ‘natyral’ se ai i prodhuari në fabrikë

Zakonisht personat që e mbështjellin vet duhanin thonë se kompanitë që prodhojnë cigare i mbushin ato me kimikale varëse, duke thënë se duhani i tyre është ma natyror, raporton lajmi.net.

Mirëpo ky mit është thyer kur autoritetet e Zelandës së Re kishin urdhëruar që kompanitë e duhanit t’i japin atyre të dhënat e përbërësve të duhanit dhe kishte dal që në cigaret e përpunuara nga fabrika ka 0.2% kimikale varëse, ndërsa në ato që i mbështillni vet ka 22.5%.

4) Të gjithë njerëzit i dinë dëmet që i sjell pirja e duhanit

Njohuria e këtyre dëmeve ndahet në 3 nivele:

– Keni dëgjuar që pirja e duhanit i rrit rreziqet për probleme shëndetësore

–  Keni njohuri se duhani i shkakton X sëmundjet…

– E dini saktësisht probabilitetin e rrezikut që ndërlidhet me pirjen e duhanit dhe sëmundjet specifike

Për nivelin e parë kanë njohuri më shumë se 80%, mirëpo anketimet kanë bërë të ditur se përderisa i shikon nivelin 2 dhe 3, njohuritë e njerëzve vetëm sa zvogëlohen pasi që vetëm 2 në 3 njerëz që pinë duhan e dinë rrezikun e vërtetë që e sjell pirja e duhanit. /lajmi.net