4 miliardë euro- Qeveria në detyrë e miraton buxhetin për vitin 2026
Qeveria në detyrë e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij. Në propozim e sipër ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati bëri të ditur se buxheti për vitin 2026 është rreth…
 
                        Lajme
Qeveria në detyrë e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij.
Në propozim e sipër ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati bëri të ditur se buxheti për vitin 2026 është rreth 4 miliardë euro.
Pas hedhjes në votim, pa ndonjë votë kundër apo abstenim, tanimë u votua projektligji për ndarjet buxhetore të vitit të ardhshëm.
“Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetor për investime kapitale. Me ketë buxhet do të ketë pagë të 13 për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, deklaroi Albin Kurti.
Po ashtu kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se deputetët do të ishte mirë të votonin për buxhetin e vitit të ardhshëm në mënyrë që pas zgjedhjeve të mos ketë bllokadë në kuadër të pagave./Lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      