4 mënyra e veshjes së xhinseve në pranverë

Edhe në pranverë kombinimi i xhinseve dhe çizmeve do të jetë në trend.

Lifestyle

13/02/2020 17:32

Një ndër elementet e rëndësishme të stinës së ftohtë janë çizmet, stilistët i kanë cilësuar si “must” edhe gjatë stinës se pranverës.

Çizmet deri në gju: Kombinimi me një palë pantallona të ngushta do të ishte perfekt. Zgjidhni ngjyra të freskëta si për shembull një xhaketë jeshile ose një palë xhinse ‘total white’, transmeton Living.

Çizmet me print piton: Pasi i keni veshur gjatë gjithë dimrit, duhet të dini që çizmet me printe pitoni janë edhe një ‘passepartout’ i gardërobës pranverore.

Çizmet sipër gjurit: Provoni t’i zhdramatizoni me një fustan të shkurtër me lule dhe një çantë me rripë të gjatë për një dukje perfekte.

Çizmet me takë: Për një rezultat të veçantë zgjidhni një palë pantallona kulota të gjera dhe një këmishë xhins.