4.1 milionë euro- nisin punimet e rrugës Kishnicë-Bresalc nga kompania e ish-presidentit të “SC Gjilani”

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë-Bresalc. Sipas Durmishit, vlera e kontratës për këtë rrugë është mbi 4.1 milionë euro dhe gjatësia e rrugës është 27.8 kilometra, transmeton lajmi.net. “Do të rehabilitohet komplet rruga, përfshirë edhe rregullimin e rrëshqitjes afër liqenit të Badocit. Në…

Lajme

23/05/2025 14:35

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë-Bresalc.

Sipas Durmishit, vlera e kontratës për këtë rrugë është mbi 4.1 milionë euro dhe gjatësia e rrugës është 27.8 kilometra, transmeton lajmi.net.

“Do të rehabilitohet komplet rruga, përfshirë edhe rregullimin e rrëshqitjes afër liqenit të Badocit. Në disa pjesë të rrugës do të ketë zgjerim të rrugës për të shtuar një korsi e cila do ta lehtësoj dukshëm qarkullimin”,deklaroi Durmishi.

Në këtë rrugë disa herë radhazi ka pasur rrëshqitje të dheut e që ka rrezikuar tejmase qytetarët që u duhet të kalojnë në rrugën Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas.

E punimet aty tashmë i ka filluar kompania “Tali”- që drejtohet nga ish presidenti i klubit futbollistik “Gjilani”, Florim Zuka, i cili u pa edhe në afërsi të Durmishit./Lajmi.net/