Rusia cakton zgjedhjet presidenciale për 17 mars

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Këshilli e miratoi vendimin gjatë një seance më 7 dhjetor, transmeton lajmi.net. Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij…

Bota

07/12/2023 10:26

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Këshilli e miratoi vendimin gjatë një seance më 7 dhjetor, transmeton lajmi.net.

Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, megjithëse pritet shumë që të marrë pjesë.

Një ndryshim kushtetues i lejoi Putinit mundësinë për të kandiduar në zgjedhje.

Deri më tani për të kandiduar kundër Putinit nuk është paraqitur asnjë sfidues serioz. /REL