38 vjeçari i vrarë sot në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj
Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë. Një person është vrarë dhe një tjetër u plagosur në Çarshi të Vjetër. Bëhet fjalë për viktimën 38 vjeçar, Rasim Binakaj i cili u vra nga arma e zjarrit. E viktima në këtë rast ka lidhje familjare me finalisten e Big Brother VIP Kosova…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë.
Një person është vrarë dhe një tjetër u plagosur në Çarshi të Vjetër.
Bëhet fjalë për viktimën 38 vjeçar, Rasim Binakaj i cili u vra nga arma e zjarrit.
E viktima në këtë rast ka lidhje familjare me finalisten e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.
Rasim Binakaj i cili mbet i vrarë sot është xhaxhai i Elijonës.
Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.
Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Ndryshe rasti i vrasjes mëngjesin e sotëm u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.
Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.
Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”./Lajmi.net/