35 vjet nga themelimi i LDK-së
Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtuan që të themelonin një parti politike – Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ky grup caktoi kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë…
Lajme
Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtuan që të themelonin një parti politike – Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Ky grup caktoi kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh.
Kuvendi themelues u mbajt më 23 dhjetor 1989 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Pas luftës në Kosovë, LDK në krye me Ibrahim Rugovën fitoi zgjedhjet bindshëm.
Kjo parti thotë se angazhohet për demokraci, e cila do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve. Aktualisht lider i partisë është Lumir Abdixhiku.