34 vjet nga bashkimi i Gjermanisë
Sot mbushen 34 vjet nga bashkimi i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore). Pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, forcat e SHBA-së, Francës dhe Britanisë bashkuan njësitë e tyre administrative dhe në vitin 1949 Gjermania u nda në dy pjesë – Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), nën ndikimin…
Bota
Sot mbushen 34 vjet nga bashkimi i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore).
Pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, forcat e SHBA-së, Francës dhe Britanisë bashkuan njësitë e tyre administrative dhe në vitin 1949 Gjermania u nda në dy pjesë – Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), nën ndikimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në lindje, me një sistem socialist dhe Republika Federale e Gjermanisë në perëndim.
Kur dhjetëra-mijëra njerëz filluan të iknin në Gjermaninë Perëndimore për shkak të mos zhvillimit ekonomik, Gjermania Lindore fillimisht u përpoq të parandalonte këto arratisje dhe më pas ndërtoi Murin e Berlinit në vitin 1961.
Procesi i reformës, i cili filloi në Poloni dhe ish-Çekosllovaki me politikën e hapjes dhe ristrukturimit të presidentit të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev në vitet ’80-ta, preku Gjermaninë Lindore si dhe të gjitha vendet e Bllokut Lindor.
Populli i Gjermanisë Lindore doli në protesta kundër regjimit dhe si rezultat Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor 1989.
Dy shtetet gjermane, me sisteme të ndryshme politike, u bashkuan më 3 tetor 1990, pas më shumë se 40 vjet ndarjeje.