336 zëra për drejtësi: Peticioni që sfidon Specialen dorëzohet në Kuvend
Është dorëzuar në Parlament, Peticioni i nënshkruar nga 336 intelektualë të Kosovës, përfshirë ish-gjyqtarë, akademikë, profesorë dhe juristë, me të cilin i kërkohet Kuvendit të Kosovës miratimi i një Rezolute që garanton standarde të drejta, të paanshme dhe transparente në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së,…
Lajme
Është dorëzuar në Parlament, Peticioni i nënshkruar nga 336 intelektualë të Kosovës, përfshirë ish-gjyqtarë, akademikë, profesorë dhe juristë, me të cilin i kërkohet Kuvendit të Kosovës miratimi i një Rezolute që garanton standarde të drejta, të paanshme dhe transparente në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Nisma u ndërmor nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ish-avokati i popullit, Ilmi Jashari, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama, dhe të tjerë.
Sipas tyre, ky peticion ka një qëllim të qartë: “të riafirmohet në mënyrë institucionale se themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – i realizuar me vendimmarrjen e vetë Kuvendit të Republikës së Kosovës – ka qenë akt i përgjegjësisë shtetërore për adresimin e pretendimeve të ngritura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011”.
Megjithatë, sipas tyre, gjatë viteve të fundit është dëshmuar se mënyra e administrimit të drejtësisë nga Dhomat e Specializuara ka ngritur dyshime serioze dhe të qëndrueshme në raport me respektimin e standardeve ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor.







