33 të arrestuar brenda një muaji me urdhëresë të Gjykatës së Pejës
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se gjatë muajit shtator kanë realizuar urdhëresat e Gjykatës ndaj personave të kërkuar. Kësisoj, përgjatë muajit shtator janë arrestuar 33 persona të dyshuar, transmeton lajmi.net. “Personat e arrestuar, të dyshuar për vepra të ndryshme penale disa nga ta janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrat…
Lajme
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se gjatë muajit shtator kanë realizuar urdhëresat e Gjykatës ndaj personave të kërkuar.
Kësisoj, përgjatë muajit shtator janë arrestuar 33 persona të dyshuar, transmeton lajmi.net.
“Personat e arrestuar, të dyshuar për vepra të ndryshme penale disa nga ta janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa disa nga ta janë dërguar në seanca gjyqësore. Pasi kanë bërë pagesën e dënimit (gjobën) janë liruar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se Drejtoria e Policisë në Pejë do të vazhdoj me realizimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata kompetente./Lajmi.net/