326 raste aktive me koronavirus në Kosovë, institucionet bëjnë thirrje për respektim të masave

Me gjashtë raste të reja sot, në Kosovë është ngritur përsëri numri i rasteve aktive me koronavirus.

Lajme

09/06/2020 23:40

Aktualisht në Kosovë janë 326 raste aktive me koronavirus, nga 1269 infektime në total, shkruan lajmi.net.

912 persona nga numri i përgjithshëm i të infektuarve kanë arritur të mposhtin virusin, ndërsa 31 prej tyre kanë përfunduar me vdekje.

Deri më tani në Kosovë janë kryer 17,199 testime.

Institucionet shëndetësore kanë bërë thirrje tek qytetarët të jenë të vëmendshëm edhe pas lirimit të masave dhe t’i respektojnë rekomandimet e tyre.

Të dhënat më të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik: 

GJASHTË RASTE ME COVID-19 !

Sot më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.

Nga data 08 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /Lajmi.net/