315 gjoba trafiku për 24-orë në rajonin e Ferizajt

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt  janë shqiptuar gjithsej 315 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë konfiskuar 4 patentë shoferë. Siç thuhet në një njoftim për media të policisë në këtë këtë qytet, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 15 aksidente trafiku, katër prej tyre me lëndime trupore, ku 9 persona janë…

Lajme

31/07/2025 12:51

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt  janë shqiptuar gjithsej 315 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë konfiskuar 4 patentë shoferë.

Siç thuhet në një njoftim për media të policisë në këtë këtë qytet, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 15 aksidente trafiku, katër prej tyre me lëndime trupore, ku 9 persona janë lënduar, kurse 11 me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt iu ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ngasin me kujdes dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë.

“Shpejtësia mbi normat e lejuara, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi  telefonit dhe pakujdesia janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët – për jetën tuaj dhe të të tjerëve”.