31-vjeçari vdes pas therjes me thikë në Gjakovë

Një person ka humbur jetën në Gjakovë, si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Në bazë të informacioneve të para, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa i ndjeri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në vendin e…

Lajme

05/05/2026 08:47

Një person ka humbur jetën në Gjakovë, si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.

Në bazë të informacioneve të para, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa i ndjeri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përleshjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë rast. Ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin e ngjarjes. Me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/