31 aktakuza kundër 40 personave

Prokurori i Shtetit gjatë ditës së djeshme ka ngritur 31 aktakuza kundër 40 personave për vepra të ndryshme penale.

Lajme

08/08/2019 11:35

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 31 aktakuza kundër 40 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 18 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për masa të përkohshme, për sigurimin e pasurisë, për katër persona të dyshuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona. Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 5 persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur  shtatë aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë personave të dyshuar dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, kujdestar  – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të pandehur, si dhe, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale. /Lajmi.net/