300 euro gjobë dhe 3 muaj pa patentë, Policia ndalon shoferët e rrezikshëm në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacion, pas kapjes së tyre duke vozitur me shpejtësi ekstreme në një zonë të kufizuar. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 2 gusht rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy drejtuesve të automjeteve që u kapën duke…

Lajme
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacion, pas kapjes së tyre duke vozitur me shpejtësi ekstreme në një zonë të kufizuar.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 2 gusht rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy drejtuesve të automjeteve që u kapën duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugën transitore Shtime–Belincë, ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.
Shoferi B.G., 42-vjeçar, i cili drejtonte një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, u kap duke vozitur me 118 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tre muaj ndalim për drejtimin e mjetit brenda territorit të Kosovës, si dhe masa plotësuese sipas ligjit në fuqi.
Rasti tjetër përfshinte shoferin F.M., 53-vjeçar, me veturë të tipit Audi dhe targa vendore, i cili është kapur duke vozitur me shpejtësi 121 km/h. Përveç gjobës prej 300 eurosh, ndaj tij janë shqiptuar edhe 3 pikë negative dhe ndalim i patentës për një periudhë tre mujore.
Policia e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë në rrugë.
Qytetarët inkurajohen që të raportojnë çdo shkelje të ligjit përmes numrit 192, linjave lokale të policisë ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ku ruhet konfidencialiteti i plotë.