30 vjeçarja e lënduar pas ngjarjes tek Rruga B në gjendje stabile
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka therë me thikë gruan e tij dhe më pastaj ka vrarë vetën. Gruaja e cila u ther me thikë nga burri i saj është trajuar në Klinikën Emergjente në QKUK. Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla tha se ajo pas…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka therë me thikë gruan e tij dhe më pastaj ka vrarë vetën.
Gruaja e cila u ther me thikë nga burri i saj është trajuar në Klinikën Emergjente në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla tha se ajo pas trajtimeve që ka marrë tashmë është lëshuar nga klinika, në përcjellje të policisë.
Sipas tij lëndimet qe ka marrë ajo nuk kanë qenë serioze.
“Po është trajtu në Qendrën emergjente. Ajo është lëshu në përcjellje të policisë, s’ka serioze asgjë”, ka thënë Syla për indeksonline.