’30 minutat më të dobëta në historinë e Madridit’

Mbrojtësi i Real Madridit, Daniel Carvajal ka thënë se 30 minutat e para në takimin e sotëm ndaj Atleticos ishin 30 minutat më të dobëta në historinë e skuadrës së Realit.

Sport

07/02/2015 22:01

Daniel Carvajal është i bindur se minutat e para të takimit ndaj Atleticos, ishin 30 minutat më të dobëta në historinë e Realit.

“30 minutat e para të takimit të sotëm mund të jenë më të dobëta që ka luajtur Real Madridi ndonjëherë”, tha Carvajal.

“Ne i kemi dhuruar atyre raste mirëpo nuk kemi krijuar asgjë për vete. Jemi ende të nervozuar”, përfundoi mbrojtësi i Real Madridit.