30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri
Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim S.S. i dyshuar për krime lufte në Vushtrri. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Sipas dosjes, S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra…

Lajme
Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim S.S. i dyshuar për krime lufte në Vushtrri.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sipas dosjes, S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.
Ndërkaq hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. /Lajmi.net/