30 ditë paraburgim për L.K., dyshohet për shitje të substancave narkotike

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit L.K, i cili dyshohet se kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 07.04.2026, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje…

Lajme

07/04/2026 15:43

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit L.K, i cili dyshohet se kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 07.04.2026, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 05.04.2026, ora 17:04, dhe do të zgjasë deri më 05.05.2026, ora 17:04”, u tha në njoftim.

Paraburgimi është caktuar në bazë të nenit 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.