30 ditë paraburgim ndaj një personi në Gjakovë për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit tridhjete ditë të pandehurit F. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”, duke aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës. Në njoftimin për media, shtohet se i dyshuari kishte shkaktuar dhunë…

Lajme
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit tridhjete ditë të pandehurit F. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”, duke aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Në njoftimin për media, shtohet se i dyshuari kishte shkaktuar dhunë në familje, duke kanosur dhe keqtrajtuar në mënyrë psikike ish-bashkëshorten e tij.
Në komunikatë bëhet e ditur edhe se i dyshuari, të dëmtuarës përmes telefonit i kishte thënë se “para se të më gjejë policia kam me të zënë ty, nuk ka policë që të shpëton, ta di dugojën, ta di shtëpinë, kam për të bërë kufomë..”,.
Komunikata:
30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit F. B., për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës
Gjakovë, 24 qershor 2025 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurit F. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.
Sipas kërkesës, “më datën 20 qershor 2025, rreth orës 02:18, në Gjakovë, shkakton dhunë në familje gjegjësisht kanosjen dhe keqtrajtimin psikik ndaj të dëmtuarës ish bashkëshortes se tij Z. B., në atë mënyrë që, për shkak të problemeve në vazhdimësi në mes të dëmtuarës me të pandehurin, natën kritike, i pandehuri përmes telefonit e kontakton të dëmtuarën duke ju drejtuar me fjalët kanosëse si: “para se të më gjejë policia kam me të zënë ty, nuk ka policë që të shpëton, ta di dugojën, ta di shtëpinë, kam për të bërë kufomë..”, me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton dhimbje, frikë dhe shqetësim emocional, duke mos iu bindur urdhrit për mbrojtje të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, i cili e kishte të ndaluar që të kontaktojë direkt apo indirekt në çfarëdo forme të komunikimi të dëmtuarën Z. B., dhe të mos i afrohet më afër se 100m në vendin ku banon”.
Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, nga mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën e dyshuar penale, ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjete (30) ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 qershor 2025 dhe do të zgjasë deri më 23 korrik 2025.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.