3 zakone të dëmshme që janë po aq të këqija sa duhani

Këto gjëra që i bëni çdo ditë mund të jenë duke e dëmtuar mirëqenien tuaj më shumë se sa që mund ta kuptoni.

Lifestyle

19/12/2014 18:08

Besoj se keni dëgjuar për këto rreziqe që i shkakton pirja e duhanit: Një rritje të rrezikut nga kanceri dhe emfizema, më shumë rrudha, dhëmbë me njolla etj. Shumica e njerëzve besojnë se vetëm duhani është kaq i keq dhe vetëm ky mund të jetë shkaktar për sëmundjet më të rënda që mund të fitojmë, por jo.

Mund të jetë befasi për ju, por, këto tre zakone janë po aq të rrezikshme sa duhani për fitimin e kacerit dhe sëmundjeve të ndryshme.

Shikimi i tepërt i TV-së
Pirja e një cigare të vetme të duhanit mund të shkurton jetëgjatësinë tuaj për 11 minuta, raportojnë hulumtuesit nga Universiteti Queensland. Por çdo orë që e kaloni duke shikuar TV pas moshës 25 e reduktoni jetëgjatësinë tuaj të jetës për 28 minuta! Rreziqet kryesore nga shikimi i televizionit duken të jenë të lidhura me faktin se kur rrini shumë ulur, juve ju rriten shanset për marrjen e ndonjë kanceri të caktuar, si dhe sëmundje të tjera të zemrës, transmeton Lajmi.net.

Ngrënia e tepërt e mishit
Në një studim të publikuar më herët këtë vit në revistën Metabolizmi Qelizor, të rriturit të cilët kishin konsumuar nivele të larta të proteinave ishin 74% më shumë të prirë për të vdekur gjatë një kohe 18 vjeçare, dhe katër herë më të prirë për të vdekur nga kanceri. Këto rreziqe janë të krahasueshme me ato të përjetuara nga duhanpirësit, thonë autorët e studimit.

Konsumimi i pijeve të gazuara
Kur hulumtuesit shikuan fuqinë e efekteve të soda-së në telomere – të cilat i mbrojnë kromozomet nga përkeqësimi – ata gjetën se duke pirë tetë herë pije të gazuara në ditë mund t’i vjetërsoni qelizat imune për pothuajse dy vite, transmeton Lajmi.net. Studimi, i publikuar në revistën amerikane Shëndeti Publik, gjeti gjithashtu se të pish 20 herë pije të gazuara në ditë mund t’i vjetërsoni telomeret tuaja për rreth pesë vite – e njëjta shumë si të pish cigare.