3 trajtimet natyrale që duhet të provoni për të qetësuar psoriazën
Nga xheli i Aloe verës tek vaji i linit.
Lifestyle
Psoriaza (psoriasis) është një sëmundje që shfaqet në lëkurë në formën e pllakave të skuqura të ngritura (pllakat psoriatike), shkruan “Living”.
Kjo sëmundje prek kryesisht njerëzit nga 11 deri në 45 vjeç. Mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, kryesisht në gjunjë, në skalpin e kokës, duar, brryla dhe rrëzë pjesës së mbrapme të qafës, transmeton lajmi.net.
Përveç trajtimit farmakologjik, ju mund ta qetësoni atë me anë të disa produkteve natyrale që i gjeni fare lehtë kudo.
1.Maskë me bazë avokadoje dhe lule kamomili: Acidet yndyrore të avokados arrijnë të hidratojnë lëkurën e prekur nga psoriaza. Kurse lulja e kamomilit ka veti anti-bakteriale dhe qetësuese. Kaloni në frulator tulin e një avokadoje të pjekur dhe 30 gramë lule kamomili. Më pas aplikoni maskën në lëkurë dhe mbajeni 30-40 minuta. 3.Uthulla e mollës
2.Xheli i aloe verës: Bima e aloe verës përmban kristalinë xhelatinoze që ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe hidratuese. Bashkoni 2 lugë xhel aloe vera dhe 1 luge vaj të arrës së kokosit. Punojini me dorë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas vendoseni në zonat ku është shfaqur psoriaza dhe mos e fshini deris atë përthithet plotësisht nga lëkura.
3.Vaj lini: Vaji i linit ka veti antiseptike dhe antibiotike të cilat janë shumë të dobishme për lëkurën. Për këtë recetë ju duhen 100 ml vaj ulliri dhe 100 ml vaj lini. Ngrohni paralelisht në banjomari të dy vajërat dhe më pas bashkojini. Masën hidheni në një kontenitor të errët pasi duhet të rri mbyllur për 1 javë. Pas një jave filtroni vajërat dhe aplikojeni mbi lëkurë. /Lajmi.net/