3 pozicione të gjumit që çdo shtatzënë duhet t’i praktikojë

Ne e shpenzojmë një të tretën të jetës tonë, ose duke fjetur ose duke tentuar për të fjetur.

Lifestyle

20/09/2019 15:02

Studimet e fundit tregojnë se është një lidhje në mes pozicionit të fjetjes së një nënë dhe të shëndetit të fëmijës.

Për shkak ndryshimeve në trup, pozicionet e rregullta nuk konsiderohen të shëndetshme kur jeni shtatzënë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Në këtë artikull mund të i gjeni disa pozicione që mund të i ndihmojnë gratë shtatzëna që të pushojnë më mirë.

Të flini në stomak, preferohet vetëm përgjatë 3 mujorit të parë

Nëse jeni mësuar të flini në këtë pozicioni atëherë ju mund të vazhdoni të flini në fillim të shtatzënisë, pasi që nuk ka asnjë provë që mund të i shkaktojë dëm fëmijës suaj. Mirëpo pas 3 mujorit të parë, ju nuk mund të flini për shkak se është e dëmshme por edhe e parehatshme.

Të flini në një anë 

Kjo është pozita më e sigurt për ju dhe fëmijën tuaj. Edhe pse të dy anët konsiderohet të sigurta, rekomandohet që të flini në anën e majtë.

Ky pozicion nuk është për të fjetur, por rekomandohet të ushtrohet gjatë ditës

Kjo mund të jetë tejet përfituese për ju dhe fëmijën tuaj. Do ju liroj nga dhembjet e muskujve dhe këmbëve. /Lajmi.net/

Këshilla tjera: