3 perimet që ndihmojnë shumë për të krijuar masë muskulore
Perimet gjithashtu janë të pasura me antioksidantë, kështu ato ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira si dhe toksinave e kimikateve të dëmshme të trupit.
Lifestyle
Ushqyerja është jetike për shëndetin tonë, veçanërisht nëse duam të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së bashku me aktivitetin fizik, duhet të marrim parasysh proporcionet e duhura të makronutrientëve, përkatësisht karbohidratet, proteinat dhe yndyrat të diktuara nga karakteristikat specifike shëndetësore–nëse duhet të humbisni dhjamin e tepërt apo të fitoni masë muskulore.
Shumica e njerëzve që kanë një tip të trupit ektomorf ose të dobët, duhet të vlerësojnë ushqyerjen së bashku me stërvitjjen dhe pushimin, në mënyrë që të fitojnë masë, peshë dhe muskuj duke përmirësuar fizikun e tyre. Por çfarë ushqimesh duhet të hamë për të fituar masë muskulore?
Së bashku me mishin dhe qumështin, disa perime janë të njohura për efektin e tyre në ndërtimin dhe rritjen e masës muskulore. Sipas Bodybuilding, perimet janë plot me vitamina e minerale të ndryshme të rëndësishme.
Disa nutrientë përfshijnë vitaminat B në perimet me gjethe jeshile, të cilat ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor dhe konvertimin e ushqimit në energji të përdorshme, përveç rregullimit të proceseve të ndryshme qelizore.
Perimet gjithashtu janë të pasura me antioksidantë, kështu ato ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira si dhe toksinave e kimikateve të dëmshme të trupit.
Panxharët e kuq bëjnë pjesë tek perimet që ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulore. Sipas Bodybuildint, atletët konsumojnë lëng dhe ekstrakte panxhari i cili është gjithashtu përbërës i shumë suplementeve sportive që përdoren para stërvitjes.
Por, konsumi i tij si perime do të ishte më i dobishëm për shëndetin e trupit dhe rritjen e masës muskulore, pasi hyn tek perimet që nuk i janë nënshtruar ende procedurave mekanike dhe kimike.
Kështu, trupi mund të jetë në gjendje të marrë më tepër lëndë ushqyese në krahasim me suplementet që mund të blihen në treg. Panxhari gjithashtu favorizon ndërtimin e muskujve duke ndihmuar konvertimin e nitrateve në nitrite, duke prodhuar oksid nitrik.
Fiziologjikisht, është një gaz që rrit diametrin e enëve të gjakut, çka përkthehet në përmirësim të shpërndarjes së oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në muskuj. Kështu, sigurohet rritje e masës muskulore.
Panxhari përmban gjithashtu folate dhe betainë, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit të trupit. Kjo nënkupton që pas stërvitjes, muskujt do të rikuperohen më shpejt duke nxitur gjithashtu rritjen e masës së tyre.
Spinaqi është gjithashtu pjesë e listës së perimeve që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. Sipas WH OFoods, spinaqi përmban glikoglicerolipide, të cilat janë etiketuar si një kategori e re e nutrientëve që suportojnë një shëndet të mirë.
Lënda ushqyese në fjalë ndihmon në mbrojtjen traktit tretës duke parandaluar dëmtimin e lidhur me inflamacionin e tepërt. Perimet janë gjithashtu të dobishme për qetësimin e inflamacionit të trupit pas sërvitjeve.
Patatet e ëmbla janë gjithashtu agjentë të mirë për rritjen e muskujve. Sipas Eat This, ato janë burime të pastra të energjisë, me katër gram fibra dhe 27 gram karbohidrate për porcon. Një kupë me kuba patatesh të ëmbla përmban katër herë më shumë vitaminë A se doza e rekomanduar, e cila ndihmon në sintezën e proteinave.
Patatet e ëmbla gjithashtu kanë indeks të ulët glikemi, që do të thotë se digjen ngadalë nga sistemi tretës i trupit. Kjo është arsyeja pse atletët dhe ata që merren me fitness i kanë pjesë të planit të tyre ditor; janë burim afatgjatë energjie dhe konsumi i tyre nëse bëni fitness lejon rikuperimin e glikogjenit të muskujve pas stërvitjes.
Së bashku, me perimet e sipërpërmendura burime të tjera ushqimore që ndihmojnë rritjen e masës muskulore janë mishi, frutat e thata, bulmeti, kokosi, etj. /Lajmi.net/