3 mënyra të thjeshta për të larguar tendosjen e qafës

Është zbuluar se 39% e njerëzve mbi moshës 65 vjeçare kanë mpirje, fryerje apo tendosje të qafës. Ja këshilla eksperte rreth mënyrave të menaxhimit të këtij problemi.

Lifestyle

13/04/2016 21:36

Çfarë e shkakton një qafë të tendosur?

Dhimbja e qafës është një ankesë shumë e përhapur, sidomos në mosha më të mëdha, por edhe të njerëzve që kalojnë kohën duke u kërrusur në kompjuter, tabletë apo telefon, ose përpara televizorit. Duke supozuar që asnjë sëmundje shtesë nuk po e shkakton këtë, lajmi.net ju sjell disa këshilla për ndaljen e tendosjes apo mpirjes së qafës.

  1. Flini më shumë

Nëse bëni një gjumë të rehatshëm, që do të thotë që një e treta e ditës suaj duhet të kalohet në gjumë, do filloni nga një vend i mbarë. Zgjedhni një dyshek më të fortë dhe përdorni jastëkë mjaftueshëm të lartë sa të vendosin kokën tuaj në nivel me pjesën tjetër të trupit, jo më shumë. Gjithashtu provoni të shtriheni me shpinë dhe të vendosni ca jastëkë në gjunjët tuaj. Kjo do i rragshojë dhe relaksojë muskujt tuaj të shpinës.

  1. Bëjeni stacionin e punës të përshtatshëm

Kur vjen puna te përdorimi i kompjuterit, sigurohuni që kompjuteri të jetë aq afër sa të mund ta arrini me dorë dhe në nivel të njejtë si sytë tuaj. Laptopët kanë një dizajn të papërshtatshëm: nëse tastiera është mjaft afër që të jetë e rehatshme, ekrani është shumë larg, dhe nëse ekrani është vendosur si duhet, tastiera është shumë larg, gjë që shkakton kërrusjen. Këtë mund ta zgjidhni duke e vendosur pajisjen mbi disa libra.

  1. Luftojeni me aktivitet fizik

Ka prova që sugjerojnë se ushtrimet shtëpiake mund të jenë efektive kundër problemeve të përkohshme me qafën. Një fizioterapist, tek i cili mund të konsultoheni me referim të mjekut tuaj, mund të ju tregojë se cilat ushtrime do ishin më të përshtatshmet për situatën tuaj specifike. “Mund të ketë shumë arsye për dhimbje qafe, duke përfshirë stresin, qëndrimin e gabuar dhe ‘degjenerimi vertebral’,” shpjegon Dr. Michael Ëestaëat, një specialist klinik musculoskeletal në Calgary. “Një therapist fizik do jua tregojë problemin. Trajtimi zakonisht është i llojllojshëm dhe mund të përfshijë një program ushtrimesh.”

Për raste kronike dhe më të rënda, ekzistojnë pilula të ndryshme që mund të merrni, injeksione apo edhe ndërhyrje kirrurgjikale. Gjisesi, luftojeni nxitjen që të merrni masa agresive menjëherë, pasi që këto hapa të thjeshtë shpesh e përmirësojnë këtë ndodhi të përditshme./lajmi.net