VV- opozitës: Vetëm 4 milionë euro shpenzuat për blerje të armatimit në të kaluarën, 250 milionë me Qeverinë Kurti

Lëvizja Vetëvendosje së fundmi ka reaguar rreth zërave të opozitës që kanë reaguar rreth trajtimit që po i bëhet ushtrisë. Në postimin e shpërndarë në Facebook, LVV thotë se vetëm 4 milionë euro janë shpenzuar në të kaluarën për blerjen e armatimit të ushtrisë, ndërsa me qeverisjen e  tyre kjo vlerë është rritur në 250…

Lajme

16/10/2024 10:42

Lëvizja Vetëvendosje së fundmi ka reaguar rreth zërave të opozitës që kanë reaguar rreth trajtimit që po i bëhet ushtrisë.

Në postimin e shpërndarë në Facebook, LVV thotë se vetëm 4 milionë euro janë shpenzuar në të kaluarën për blerjen e armatimit të ushtrisë, ndërsa me qeverisjen e  tyre kjo vlerë është rritur në 250 milionë euro.

“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!

Vetëm 4 milionë euro i kanë shpenzuar për blerje të armatimit ata që sot kinse shqetësohen për Ushtrinë.

Qeveria Kurti për 3 vjet e gjysmë ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit”, thuhet në postimin e plotë të tyre./Lajmi.net/