Tri komunat me përqindjen më të lartë të Shërbimeve Publike Administrative për vitin 2023 udhëhiqen nga AAK

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, gjegjësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale ka publikuar Raportin e Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës për vitin 2023. Në fushën e Shërbimeve Publike Administrative, tri komunat të cilat prijnë me përqindje udhëhiqen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Komuna e Deçanit e cila prinë në listën…

Lajme

01/10/2024 09:45

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, gjegjësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale ka publikuar Raportin e Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Në fushën e Shërbimeve Publike Administrative, tri komunat të cilat prijnë me përqindje udhëhiqen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Komuna e Deçanit e cila prinë në listën e komunave të Kosovës me 100% në përformancën e Shërbimeve Publike Administrative, udhëhiqet nga Bashkim Ramosaj i cili vjen nga AAK.

Komuna e Suharekës radhitet e dyta me 99.98% dhe udhëhiqet nga Bali Muharremaj i cili vjen nga AAk.

Edhe Komuna e Rahovecit është e treta në këtë listë me 99.97% dhe udhëhiqet nga Smajl Latifi i cili po ashtu vjen nga partia e Ramush Haradinajt.

“Kjo fushë përbëhet nga katër tregues, ku përfshihen shërbimet publike administrative (SHPA) dhe efikasiteti i organeve komunale në shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve, personave fizik dhe juridik, për çështjet që lidhen me kompetencat e tyre të cilat kalojnë nëpërmjet Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve. Njëkohësisht, kjo fushë matë gatishmërinë e komunave për të ofruar shërbime administrative në formën online apo përmes e-kioskut. Krahasuar me 16 fushat e tjera, në vitin 2023 kjo fushë radhitet e para për nga performanca, me nivel të përgjithshëm prej 80.00%. Komuna e Deçanit ka nivelin maksimal më të lartë të ralizimit të këtij shërbimi prej 100%”, thuhet në këtë raport.

Linku i raportit