Termeti i fundit, në kryeqytet nuk ka dëme serioze apo të lënduar – Drejtori për Emergjenca tregon çka duhet të bëni
Një termet me magnitudë 4.8 është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Prevallës. Në lidhje me këtë, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme serioze apo të lënduar. Ai ka thënë se institucionet përkatëse janë në…
Lajme
Një termet me magnitudë 4.8 është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Prevallës.
Në lidhje me këtë, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme serioze apo të lënduar.
Ai ka thënë se institucionet përkatëse janë në gatishmëri dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi, shkruan lajmi.net.
Fushtica ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe ka treguar udhëzimet që duhet të ndiqen.
- Qëndroni të informuar vetëm nga burime zyrtare.
- Nëse ndjeni lëkundje të tjera, qëndroni larg dritareve, rafteve dhe objekteve që mund të bien.
- Në ambiente të mbyllura, strehohuni nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
- Pas përfundimit të lëkundjeve, dilni me qetësi në hapësira të hapura, duke shmangur panikun dhe grumbullimet.
- Mos përdorni ashensorët.
Kujdes shtesë:
- Kontrolloni me kujdes banesat për dëmtime të mundshme.
- Ndihmoni fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.
- Telefononi shërbimet emergjente vetëm në raste të domosdoshme, për të mos bllokuar linjat.
“Institucionet e sigurisë dhe emergjencave janë në gatishmëri të plotë. Çdo informacion i ri do të komunikohet në kohë reale. Faleminderit për bashkëpunimin dhe qetësinë tuaj. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Fushtica në Facebook. /Lajmi.net/