Sot dasmë në BBVA, martohen Jozi dhe Loredana por nuk e ftojnë Rozanën dhe Laertin

Siç rëndom ndodh çdo vit, në Big Brother VIP Albania 4 do të organizohet sonte (e diel) një dasmë. Banorët kanë zgjedhur çiftin e tyre dhe në bazë të votave ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse në garë qenë edhe Egli me Gjestin e Krisa me Tirin. Ata më pas vazhduan duke zgjedhur dëshmitarët e kësaj…

ShowBiz

02/02/2025 18:05

Siç rëndom ndodh çdo vit, në Big Brother VIP Albania 4 do të organizohet sonte (e diel) një dasmë.

Banorët kanë zgjedhur çiftin e tyre dhe në bazë të votave ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse në garë qenë edhe Egli me Gjestin e Krisa me Tirin.

Ata më pas vazhduan duke zgjedhur dëshmitarët e kësaj ceremonie si dhe ftesat, ani pse lënë jashtë dy konkurrentë.

Si dëshmitarë, Lori zgjodhi Gertën dhe Danjën kurse Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.

Të njëjtit vendosën që në ceremoninë e tyre të mos ftojnë Rozana Radin e Laert Vasilin.

“Ti ke sulmuar Jozin dhe më ke futur edhe mua në valle”, iu drejtua Loredana, Laertit.

“Për sulmet. Ke gënjyer, në spektaklin e kaluar the që unë rri gjithë ditën në krevat me Jozin, ku e ke parë ti këtë gjë”, i tha më pas Rozanës.
Ky aheng do të fillojë në Big Brother në orën 20:00 dhe pritet të shihet se si do të jetë organizimi.