Shpërthimi në “Gate Club” – E konfirmon Policia, nuk ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në diskotekën “Gate” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci. Ai ka thënë se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se është iniciuar hetim. “Rreth orës 02:45,…

Lajme

21/07/2025 10:02

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në diskotekën “Gate” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.

Ai ka thënë se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se është iniciuar hetim.

“Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.