Osmani takohet me Erdoganin në Budapest

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit shprehet se takimet me Ergodanin janë gjithmonë të mirëpritura, e Turqia është shtet mik e aleat i Kosovës. “Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë,…

Lajme

08/11/2024 18:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit shprehet se takimet me Ergodanin janë gjithmonë të mirëpritura, e Turqia është shtet mik e aleat i Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdogan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë që Osmani po qëndron në Budapest në kuadër të  Samitit të Komunitetit Politik Evropian./Lajmi.net/